Forumistėt  

Kthehu prapa   Forumistėt > Mirėqėnia e Njeriut > Shėndeti

Repliko
 
Veglat e Temes Menyrat e Shfaqjes
  #1  
I vjeter 2010-Shk-08, 13:43
Dashi's Avatar
Dashi Dashi Eshte offline
WebMasteR
 
Data e regjistrimit: M Y
Vendndodhja: Albania
Postimet: 447
Blog Entries: 33
Rep Power: 10
Dashi ėshtė nė rrugė tė mbarė
Zakonshmja Hudhra, antibiotiku mė i mirė natyral

Pėr shumė vite, hudhra, pėrdoret si mjet terapeutik pėr shumė sėmundje, dhe sė fundmi janė zbuluar dhe vetitė e saj mbrojtėse ndaj sėmundjeve tė zemrės, tumoreve si dhe efekte antibakteriale tė fuqishme. Lidhjet e sulfurit dhe, konkretisht, substance alisinė, duket se janė pėrgjegjėse pėr vetitė e saj.

Pak histori
Tė dhėnat qė disponohen, zbulojnė se, hudhra, pėrdoret pėr rreth 5000 vjet, ndėrsa nė Kinė, pėrdoret prej 3000 vjetėsh nė fushėn e mjekėsisė. Historikisht, hudhra ėshtė
pėrdorur nė gjithė botėn pėr tė shėruar njė sere sėmundjesh duke pėrfshirė hipertensionin, infeksione si dhe helmimet nga kafshimi i gjarpėrinjve.

Tė mirat

Thelbi i hudhrės pėrdoret pėr qėllime farmaceutike. Mund tė pėrdoret i freskėt, i tharė ose i distiluar. Lidhjet e sulfurit dhe alisina janė substancat karakteristike tė hudhrės me kėtė tė fundit pėrgjegjėse edhe pėr aromėn qė ajo ka. Sipas studimeve, alisina ėshtė toksike pėr qelizat tumoriale. Por, temperaturat e gatimit, e ulin efektin e saj. Kėsaj substance i jepet merita edhe pėr vetitė antibakteriale, antioksiduese, si dhe pėr efektet qė ka kundėr formimit tė trompozave, dhe nė uljen e yndyrave nė gjak. Efektet antitumoriale mund tė jenė nė sajė tė lidhjeve tė sulfurit, por ndoshta edhe tė ndonjė substance tjetėr qė nuk ėshtė zbuluar deri tashmė pėr sa i pėrket strukturės kimike.

Hudhra ul nivelin e yndyrave nė gjak – Shumė studime janė fokusuar nė kėtė veti tė hudhrės. Nė 1993 - '94, studimet treguan qartė se, konsumi i hudhrės, mund tė ulė kolesterolin nė gjak, deri nė 12%. Megjithatė, studime tė mėtejshme, patėn pėrplasje opinionesh pėr kėtė fakt. Nė njė studim nė vitin 2000, i cili u mor me tė njėjtėn temė, u tregua se vėrtet hudhra mund tė ulė nivelin e kolesterolit nė gjak, por jo me shumė se 4-6%.

Hudhra ul tensionin - Kjo veti e hudhrės ėshtė studiuar, por akoma ngelet me mėdyshje. Disa studime kanė treguar se, konsumi i hudhrės, ka pasur rezultat ulje tė konsiderueshme tė tensionit (rreth 7,7mmHg tė tensionit sistolik dhe rreth 5mmHg atė diastolik). Por, nė disa tė tjera, ky efekt ėshtė parė nė pakicė.
Vetitė antitumoriale - Nga kontrolle individuale dhe disa nė grup, ėshtė vėnė re se, konsum i lartė i hudhrės, por dhe i zarzavateve tė tjera tė ngjashme si qepa, preshi etj., lidhet me raste me tė rralla tė shfaqjes sė kancerit nė stomak dhe zorrė tė trashė. Gjithsesi ky fakt mbetet pėr t'u studiuar mė tej.

Tė kėqijat

Konsumi i njė deri nė dy thelpinj hudhre nė ditė, konsiderohet i sigurt. Efekti mė i njohur i padėshirueshėm i hudhrės, ėshtė aroma e saj e papėlqyer dhe era qė ajo lė nė frymėmarrje. Konsumi i tepruar i hudhrės, sidomos nė stomak bosh, mund tė shkaktojė probleme intestinale (tė zorrėve). Janė raportuar edhe dermatitis alergjik dhe ekzema nga pėrdorimi lokal i hudhrės sė papėrpunuar. Personat qė marrin ilaēe kundėr mpiksjes sė gjakut duhet tė bėjnė kujdes me pėrdorimin e hudhrės, pasi kjo ndikon nė parandalimin e trombozave.

Doza e rekomandueshme: Dozat qė rekomandohen zakonisht nė literature janė 4 gr (1-2 thelpinj hudhre tė freskėt) nė ditė pėr adultet, ose njė tabletė 300 mg (2ose 3 herė nė ditė), ose 7,2 gr tretėsirė hudhre nė ditė. /Telegrafi/
Reply With Quote
Repliko

Faqet e Shenuar

Etiketimet
hudhra

Veglat e Temes
Menyrat e Shfaqjes

Rregullat e Postimit
Ju nuk mund te postoni tema te reja
Ju nuk mund te replikoni
Ju nuk mund te postoni attachment
Ju nuk mund te editoni postimin tuaj

BB code eshte Ndezur
Ikonat jane Ndezur
[IMG] kodi eshte Ndezur
HTML kod eshte Fikur



Konfigurimi ėshtė: GMT +2. Ora tani ėshtė 04:22.


Copyright © 2008-2010 forumistet.com