Forumistėt  

Go Back   Forumistėt > Shkencat Sociale > Historia

Historia Historia shqiptare dhe ajo botėrore, si e kur lindi, e u krijua shteti shqiptar. Cila ėshtė historia e Shqipėrisė. Po ajo botėrore? Tema, diskutime dhe fakte mbi historinė.

Reply
 
Thread Tools Display Modes
  #1  
Old 21-07-2010, 04:23
shaban cakolli shaban cakolli is offline
Senior Member
 
Join Date: Dec 2008
Age: 32
Posts: 204
Blog Entries: 13
Rep Power: 22
shaban cakolli is on a distinguished road
Default Mulla idriz gjilani

Fetar, atdhetar konseguent, orator e mjeshtėr i penės, i zoti i punės, besnik i fjalės, predikues fetar dhe mualim-mėsues iluminist, ideolog dhe luftėtar i lirisė, i vendosur nė idealet e veta liridashėse si bjeshkėt e Kosovės tė cilat i mbrojti me fjalė, me pushkė, me gjak, burrėrisht, trimėrisht, i pathyeshėm, me plagė nė zemėr e nė trup, nuk u dorėzua pėr t'u bėrė legjendė. Kėshtu e portretizoi Studjuesi i mirėnjohur Muhamet Pirraku udhėheqėsin Shpirtėror, Politik dhe Ushtarak tė madhin Mulla Idriz Gjilani.
Mulla Idriz Gjilani










Mulla Idriz Gjilani lindi nė Velekincė, fshat nė komunė tė Gjilanit, mė 4 qershor 1901. Mėsimet fillestare i ndoqi nė mejtepin e Cernicės tė cilan edhe i mbaroi nė vitin 1911 pėr tė vazhduar studimet e mesme nė medresenė "Atik" nė Gjilan. Pas njė ndėrprerjeje tė shkollės mė 1926 arriti tė diplomoj. Nė moshėn 25 vjeēare bėhet imam dhe merr titullin “Mulla”. Shėrbeu nė detyrėn e Imamit nė Karadak e nė Hogosht(Hogoshti -fshat nė komunėn e Dardanės). Mė 1941 u zgjodh nė postin e Bashvajizit nė Ulema-mexhlizin e Kuvendit fetar-arsimor tė Vakufit tė Shkupit.



Nė edukimin e tij si fetar ai u nis nga disa parime kur’anore dhe hadithore qė pėrcaktonin vlerat e arsimit, tė kulturės dhe tė edukatės : "Pa shkollim - thotė ai, - nuk ka as fe tė mirėfilltė", "Talebet (nxėnėsit) tonė nuk duhet tė mėsojnė mė vetėm pėr leximin e Kur’anit, por edhe pėr njohjen e mjeshtėrisė sė shkrimit. Talebet tonė duhet t’i nisim nė rrugėn pėr ta njohur islamin dhe jo pėr ta prezantuar si diēka statike", "S’ka fe pa atdhe" , "Tė ndihmojmė njėri-tjetrin me fjalė, me penė, me pasuri, tė duhemi si vėllezėr", "Pa njė atdhe tė lirė feja nuk mund tė mbahet kurrė, nuk mund tė ushtrohet", "Lexoni te mualimė tė urtė sa e mirė dhe sa e kuptueshme ėshtė feja islame, kur shpjegohet shqip, nė gjuhėn e Zotit pėr shqiptarėt".
Gjatė kohės si hoxhė dhe bashvaiz zhvilloi njė veprimtari intensive nė fushėn e edukimit fetar me frymė atdhetare. Hapi mejtepin e Pidicit pėr mėsimin e djemve dhe tė vajzave, organizoi ilegalisht mėsimin e shkrim-leximit me alfabetin e gjuhės shqipe, futi mėsimin shqip nė medresenė "Atik", ushqeu mirėkuptimin dhe bashkėpunimin vėllazėror me bazė kombėtare shqiptare nė popullsinė myslimane-katolike tė zonės sė Karadakut. Kur qe mėsimdhėnės nė tre mejtepe njėkohėsisht, shfrytėzoi sistemin monitor: pėrgatiti nxėnėsit mė tė mirė dhe me moshė mė tė madhe pėr ta zėvendėsuar kur ai mungonte.
Nė prill tė vitit 1937, nė kushte ilegaliteti, themeloi nė Arllat tė Drenicės Organizatėn e Rinisė Pėrparimtare "Drita" tė Kosovės. Aktivitetet e tij fetare nuk dalloheshin nga ato atdhetare e humane. Kudo, kurdo e me kėdo ato ishin tė pranishme.
Mulla Idrizi ishte kundėr shpėrnguljes sė shqiptarėve. Nė funksion tė kėsaj bindjeje atdhetare e humane ai programonte nė xhami, nė konaqe, nė kuvende e deri nė ceremonitė e vdekjes. Nė formė kushtrimi ai thėrriste: "Jemi pėrgjegjės pėr varret e prindėrve tanė para Zotit dhe para kombit. Nuk guxojmė tė heqim dorė prej tyre t’i lėmė tė shkreta pėr t’i lavruar derrat e naēalnikėve sllavė! Jo vetėm nė Turqi, por as nė Shqipėri nuk bėn tė shkojmė. Zoti nė Kur’an na ka bėrė pėrgjegjės pėr vatanin dhe kombin!"
Mulla Idrizi printe nė aksionet pėr ndėrtimin e urave, rrugėve, ēesmeve, mejtepeve, xhamive, mirėmbajtjes sė varrezave, tė cilat i shikonte si mjete dėshmuese tė bashkimit tė popullsisė shqiptare. Uniforma e ndihmoi pėr tė maskuar aktivitetin e tij patriotik. Mulla Idriz Gjilani ishte njė "rilindės" nė kuptimin e vėrtetė tė fjalės nė kushtet qė kalonte Kosova. Nė kohėn kur Mulla Idriz Gjilani ushtronte detyrėn e bashvaizit, numri i nxėnėsve tė "Atik medresesė" tė Gjilanit arriti nė 734, nga tė cilėt 326 ishin femra. Po ashtu i organizoi shkollat lėvizėse me mėsues shetitės. Vetėm nė zonėn e Gjilanit u hapėn 39 shkolla tė tilla fetare, qė zgjuan te brezi i ri ndjenjat fetare dhe ndėrgjegjėn kombėt Veprimtaria Politiko-Ushtarake
Nga prilli 1941 Mulla Idriz Gjilani iu kushtua plotėsisht veprimtarisė politike. Si hoxhė me forcėn e Zotit, si mėsues me forcėn e fjalės, si luftėtar me forcėn e armės, si komandant me besnikėrinė e ushtarit, ai luftoi pėr unitetin territorial tė trevave shqiptare, luftoi kundėr gjenocidit serb e bullgar, kundėr komunizmit.
Nė qershor tė 1944 -ės drejtoi betejėn e Kikės, ku shqiptarėt e udhėhequr prej tij dolėn fitimtarė kundėr ushtrisė sllavo-komuniste. Veprimtaria e Mulla Idriz Gjilanit ėshtė heroike. E tillė ėshtė edhe periudha 1944-1949 dhe kallja e tij nė zjarr mė datėn e 25-26 nėntorit 1949.

Ishte intelektual i kohės, i cili zotėronte shumė gjuhė orientale, gjė qė e mundėsoi tė njihet me arritjet shkencore tė kohės, nė fushėn e fizikės, kimisė, mjekėsisė, astronomisė, etj. Botoi punimet fetare “Lindja e Zpejgamberit”, dhe “Vllazėria Islame’, tė cilat pėrshkoheshin nga mesazhi i paqes, vllazėrimi, bashkimit kombėtar, etj.
Attached Images
File Type: jpeg -demir.jpeg (2.3 KB, 0 views)
Reply With Quote
Reply

Bookmarks

Thread Tools
Display Modes

Posting Rules
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is On
Smilies are On
[IMG] code is On
HTML code is Off

Forum Jump

Similar Threads
Thread Thread Starter Forum Replies Last Post
Gjilani, historia dhe te dhenat Durrsaku Qytetet ne Treva 0 24-01-2009 19:21


All times are GMT +2. The time now is 05:02.


Copyright ©2008 - 2010, Forumistet.com